Demo Dizajn Falas
Një demo për web dizajn është një shërbim i thjeshtë dhe falas që ofron një paraqitje bazë të biznesit tuaj në një faqe të vetme. Në këtë demo përfshihet
Çfarë është një Demo për Web Dizajn?
Një demo për web dizajn është një shërbim falas që ofron një paraqitje bazë dhe profesionale të biznesit tuaj në një faqe të vetme. Qëllimi i këtij shërbimi është t’ju japë një ide të qartë se si mund të duket webfaqja juaj dhe si ne mund të realizojmë dizajnin në një stil të pastër dhe profesional.
Në këtë demo përfshihet:
Logoja e biznesit tuaj
Përshkrimi i shkurtër i biznesit
Lista e shërbimeve që ofroni
Demo-ja nuk është një dizajn i plotë. Ajo shërben vetëm si një vizualizim fillestar dhe nuk përfshin më shumë se një faqe. Pasi të përfundojë demo-ja, ju mund të vendosni nëse ju pëlqen ose jo.
Si konfirmohet demo-ja:
- Nëse ju thoni: “Më pëlqen dizajni dhe do t’ju dërgoj ndryshimet më vonë”, kjo konsiderohet si konfirmim i pranuar.
- Nëse nuk jeni të kënaqur, duhet të na njoftoni menjëherë dhe ne nuk do të vazhdojmë – nuk ka asnjë kosto për ju.
Rregulla të rëndësishme për përdorimin e demo-së:
Ky është një shërbim falas dhe i kufizuar. Demo-ja nuk mund të përdoret për qëllime të tjera ose të lihet online më shumë se një ose dy ditë. Përdorimi i demo-së në mënyrë të gabuar, për shembull për publikim të gjatë pa miratimin tonë, konsiderohet abuzim dhe mund të përbëjë shkelje serioze të kushteve, me pasoja të mundshme.
Demo-ja është një mundësi e shkëlqyer për të parë stilin tonë të punës, për të provuar dizajnin dhe për të vendosur nëse dëshironi të vazhdoni me një projekt të plotë. Ne e marrim këtë shërbim shumë seriozisht dhe presim të njëjtën përgjegjësi nga klientët.
